U luajtën sot në Kategorinë e Parë ndeshjet e javës së 12-të, që është edhe java e fundit për vitin 2017.
Tirana fitoi dje në Kuçovë, ndërsa sot kanë bërë detyrën Kastrioti e Bylisi, favoritë të mëdhenj në ndeshjet përkatëse.
Kastrioti mposhti Vllazninë B me një gol nga shkodrani Dyca në pjesën e parë, gol i mjaftueshëm për tre pikë të arta. Kastrioti e mbyll i pari në grupin A, ndërsa në ndjekje të krutanëve është vënë Egnatia befasuese, që fitoi edhe sot kundër Korabit, duke u konfirmuar si skuadra më e mirë e kampionatit jashtë fushe, me 5 fitore në 6 ndeshje.
Shkëlqen edhe Tërbuni, fitues edhe sot ndaj Besës dhe tashmë në pozita të shkëlqyera në renditje, në vendin e katërt me 17 pikë, falë një ritmi perfekt në muajin e fundit.
Në grupin B Bylisi shpartalloi Turbinën dhe i afrohet disi Tiranës, por i duhet fitore edhe ikin e ardhshëm ndaj Shënkollit, kjo e fundit ndeshje e prapambetur.
GRUPI A
Tërbuni-Besa 1-0
Shënues: Beci 65′
Besëlidhja-Erzeni 0-1
Shënues: Pasha 13′
Dinamo-Burreli 1-0
Shënues: Gjata 90′
Korabi-Egnatia 0-2
Shënues: Mile 66′, Nako 87′
Kastrioti-Vllaznia B 1-0
Shënues: Dyca 11′
GRUPI B
Bylis-Turbina 4-0
Shënues: Shoshi 7′ pen., Kolgega 16′, 20′, Murataj 65′
Pogradeci-Apolonia 3-1
Shënues: Jahaj 25′ pen., Shyti 37′, Çekiçi 44′ / Mihana 7′
Shkumbini-Tomori 0-1
Shënues: Daci 37′
Iliria-Shënkolli 1-2
Shënues: Mëllugja 56′ / Çeku 42′, Gega 45′
Dje
NAFTËTARI-TIRANA 0-4