Kategoria e Parë/ Java e gjashtë luhet të premten dhe të shtunën

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Të premten dhe të shtunën do të zhvillohet java e gjashtë e kampionatit të Kategorisë së Parë, me të gjitha ndeshjet të programuara në orën 14:00.

Kjo javë nis menjëherë me dy duele të forta. Laçi pret në shtëpi Apoloninë, me synimin për t’u rikthyer te fitorja pas disfatës ndaj Skënderbeut, ndërsa në Pogradec do të luhet sfida Pogradeci – AF Luftëtari.

Katër ndeshjet e tjera janë programuar ditën e shtunë. Kryesuesit e kampionatit, Skënderbeu, do të përballen në shtëpi me Kukësin. Iliria luan ndaj Besës së Kavajës, Burreli përballet me Korabin, ndërsa Lushnja pret në “Roza Haxhiu” skuadrën e Kastriotit.

Java 6

Laçi – Apolonia | 03.10.2025 – 14:00

Pogradeci – AF Luftëtari | 03.10.2025 – 14:00

Iliria – Besa | 04.10.2025 – 14:00

Skënderbeu – Kukësi | 04.10.2025 – 14:00

Burreli – Korabi | 04.10.2025 – 14:00

Lushnja – Kastrioti | 04.10.2025 – 14:00