Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar edhe ndeshjet e radhës sa i përket Kategorisë së Parë. Surpriza e grupit A erdhi në përballjen mes Orikut dhe Korabit. Vendasit arritën që të fitonin në shifrat 1-0 falë golit të Caushaj, duke i dhënë një goditje të rëndë Korabit, që nuk mund t’i afrohet Dinamos.
Ndërkohë në grupin B nuk mund të falte Egnatia pas gabimit të bërë nga ana e Lushnjes dhe Besës. Këto dy ekipe kanë barazuar në përballjen direkte duke i dhënë mundësinë Egnatias që të shkëputet, teksa mundi 3-0 Elbasanin. Sa i përket Flamurtarit, vlonjatët kanë humbur në shifrat 1-0 kundër Turbinës. /Sport Ekspres/
Kategoria e Parë, Grupi A
Vora-Besëlidhja 2-1 Keqa 11’ Sadiku 22’/ Milanovic 49′
Veleciku-Burreli 0-4 Rraboshta 21’, Yuta 36’, Toma 53′, Stana 83′
Oriku-Korabi 1-0 Caushaj 69′
Kategoria e Parë, Grupi B
Egnatia-Elbasani 3-0 Elezi 58′, Gashi 66′, Krasniqi 77′
Turbina-Flamurtari 1-0 Daci 45′