Një gol me 11-metërsh që në minutën e shtatë i ka dhënë fitoren 1-0 sot Veleçikut kundër Vorës, në ndeshjen e ditës në Kategorinë e Dytë. Fitore e rëndësishme dhe që rihap kampionatin ajo e koplikasve, që tashmë janë vetëm 3 pikë pas Vorës dhe në javët e mbetura shpresojnë që Vora të ndalet diku, ndoshta që javën e ardhshme nga Ada në Velipojë, edhe pse duket e vështirë.
Ndërkaq, në grupin B asnjë lëvizje: Elbasani fitoi 2-1 pa u lodhur shumë në Delvinë, Orikumi i vendit të dytë fitoi në shtëpi 2-0 ndaj Tepelenës dhe Albpetroli fitoi me përmbysje 2-1 në Sarandë, me Butrintin që kryesonte që në fillim, por pësoi dy gola në fundin e takimit. Gjithçka e paprekur, me Elbasanin që ka dy pikë më shumë se Orikumi dhe gjithashtu Albpetroli është në garë për ngjitje në Kategorinë e Parë.