Katastrofë amerikane, disfatë historike në Trinidad dhe nuk ka Botëror

E turpshme: Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregojnë edhe një herë se futbolli ynë nuk u përket, sado miliona të investojnë. Për herë të parë prej 1986, amerikanët nuk do të shkojnë në Kupën e Botës, pasi ia kanë dalë mbanë të mos kualifikohen në një grup qesharak, me 6 skuadra në garë për 4 vende (3 direkt në Botëror, një në play-off ndaj Australisë).

SHBA nisej favorite e madhe mbrëmë, sepse luante në Trinidad-Tobago, kombëtare e eliminuar, me 8 humbje e një fitore. Në një stadium bosh, Trinidadi luajti me shumë të rinj në formacion, por e bëri lëmsh Amerikën me dy gola të shpejtë, ndërsa amerikanët më shumë ecnin, sesa vraponin. Fitorja 4-0 ndaj Panamasë fundjavën e shkuar i kishte relaksuar, por ndërkohë makthi po bëhej pak nga pak realitet.

Meksika u mund 3-2 në Honduras, rezultat i pritshëm, ndërsa Kosta Rika bëri sa mundi në Panama, por ndonëse shënoi e para, vendasit barazuan me gol inekzistent (topi nuk e kishte kaluar vijën fatale) dhe fituan 3 minuta para mbylljes.

Ndërkohë, Pulisiç konfirmoi se është amerikani i vetëm me klas në futboll, sepse shkurtoi sapo nisi pjesa e dytë në Trinidad, por goli i kualifikimit nuk erdhi, në një pjesë të dytë të dominuar nga amerikanët. Turpi u konkretizua kur mbaroi ndeshja dhe u mësuan fitoret e Hondurasit dhe Panamasë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online