Katastrofa/ Barcelona investoi 55 milionë euro për të, por Ferran Torres nuk mund të luajë dot me katalanasit

Barcelona ndodhet në një situatë të vështirë financiare dhe gjithçka u pa hapur me largimin e Mesit që nuk mund të rregjistrohej në La Liga. Asgjë nuk duket të ketë ndryshuar te katalanasit që kanë borxhe të tjera për shkak se pagat e tyre janë shumë të larta për lojtarët. Për këtë arsye, 55 milionë eurot që kanë shkuar për të firmosur me Ferran Torres, që u zyrtarizua së fundmi, janë të hedhur në kosh deri tani.

Vetë drejtori Mateu Alemani është shprehur se Barcelona nuk mund ta rregjsitrojë dot Ferran Torres dhe në fillim duhet të shesë Yusuf Demir dhe të rregullojë sërish bilancin financiar, në mënyrë që lojtarit të ri t’i jepet leja për të dalë në fushë me katalanasit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *