“Eh ju shqiptarët, jeni kritikë”! Reja e ka dëshirën e 2022 për Armando Brojën dhe tregon telefonatën me Armand Dukën: Çfarë thua, vërtet?

Reja ka dhënë intervistën e parë për vitin 2022 për “Top Channel”, atje ku ka bërë një analizë të vitit që lamë pas. Kur flitet për dëshirën e tij më të madhe në këtë vit, Reja përmend Armando Brojën. Trajneri italian ka ritheksuar se nuk ka asnjë dyshim të vetëm për cilësitë e këtij djaloshi, por përsërit se duhet të rregullojë sjelljen dhe veprimet e tij që të ketë harmoni në grup. Ndërkohë sa i përket miqësores me Spanjën që ka siguruar Shqipëria së fundmi, Reja tregoi telefonatën me presidentin e FSHF, Armand Duka, duke u habitur nga arritja e dakortësimit.

“Unë mund t’i jap një notë 10-të stafit tim, sepse po bëjmë një punë shumë të mirë me ekipet zinxhire të kombëtares duke filluar me përzgjedhje lojtarësh që nga mosha 12-13 vjeç. Ndërsa sa i përket lojtarëve dhe skuadrës mund t’i japë një notë 8. Jemi një ekip kompetitiv me skuadra si Polonia apo Hungaria sepse për skuadra si Franca apo Anglia që luajnë në nivele shumë të larta dhe për objektiva madhor nuk jemi ende.

Kritikat për humbjen ndaj Anglisë? Ehh ju shqiptarët jeni shumë kritik, por tani jam mësuar edhe me këtë gjë. Por të luash kundër Anglisë që nuk di nga tja fillosh me emrat, ata janë skuadra më e mirë në botë për momentin. Në fund të fundit dua ti them shqiptarëve atyre më kritikëve që edhe ndeshje si këto ndodhin, por do të përpiqemi të përmirësohemi në të ardhmen. Objektivi ynë ashtu si na e ka kërkuar edhe presidenti Duka është që të jemi gati për eliminatoret e 2024-s.

Ka një çështje Broja? Bëjmë shumë keq që merremi me këtë gjë. Ai është një djalë që duhet të rritet, ta lëmë të qetë dhe të flasim sa më pak për të, jo për kualitetet se për ato kemi folur shpesh herë. Unë flas gjithmonë për kolektivin, ai duhet të bëhet pjesë e këtij grupi dhe të jetë në sintoni me ta. Duhet të bëhet i dashur për grupin për sjelljet që ka dhe mbi të gjitha për mentalitetin. Broja duhet të jetë i vlefshëm për grupin, të bëjë gjithçka për të qenë aty si bëjnë të tjerët. Ai duhet të jetë njësoj si të tjerët për sjelljen dhe veprimet dhe kjo është dëshira ime për 2022.

Miqësorja me Spanjën? Kur presidenti më telefonoi u ndjeva shumë mirë dhe u gëzova. Sepse kur luan kundër me skuadrave të tilla si Spanja aq më tepër unë që e pëlqej shumë mënyrën e lojës së tyre, ndihesh mirë. I thash presidentit, ‘Ca thua vërtet?! Po ca ndodhi kështu?! Të luash kundër këtyre kundërshtarëve jo vetëm që të vjen mirë, por mund të shohësh edhe rritjen e skuadrës“, tha Reja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online