Partizani ishte i detyruar për të fituar ndaj Kastriotit për Europën. Të kuqtë duhej të përballeshin ndaj krutanëve që nuk kishin objektiva, por njihen për lojën e tyre të fortë që sjell probleme të mëdha.
Kështu rezultoi edhe pjesa e parë, teksa skuadra e Celës nuk i la asnjë mundësi Partizanit për të rrezikuar. Duheshin gjuajtjet nga distanca të Skukës apo Hadrojt për të dhënë një shkëndijë të vogël, por që kurrsesi nuk ishin problem.
Pjesa e dytë ishte një tjetër histori ku mbrojtja e Kastriotit u shthurr pa nisur mirë 45 minutëshi tjetër. Në fund Partizani arriti të fitonte me shifrat 4-0, ndërsa trajneri Cela zgjodhi që të mos dilte në intervistën për Supersport pas takimit. /Sport Eksrpes/