Kastrioti të hënën, Besëlidhja i bën nder. Beçka godet sërish, fluturon Burreli!

Kastrioti do të luajë në Dibër të hënën, por ndërkohë e ka marrë një dhuratë të bukur nga Besëlidhja, që ka mundur 1-0 Egnatian me gol të Bajiç dhe ka bërë që renditja në krye të mos ndryshojë. Nëse fiton të hënën, Kastrioti shkon +10 nga Egnatia.

Fitore të madhe ka arritur Burreli sot, triumfues 1-0 në Kavajë. Shënoi Johan Beçka, sërish ai! Qendërmbrojtësi i ri korçar debutoi javën e shkuar me gol, duke vendosur ndaj Besëlidhjes, ndërsa sot ka mposhtur Besën. Nuk është parë ndonjëherë debutim kaq perfekt në Kategorinë e Parë, aq më shumë që mbrojtësi është vetëm 20 vjeç dhe nuk ka luajtur më parë si profesionist.

Krejt papritur, Burreli hedh dy hapa gjigantë, kap Vllazninë B dhe është vetëm një pikë larg Besës, që tashmë është në kaos total dhe askush nuk mban përgjegjësi.

Fitore me shumë rëndësi për Dinamon ndaj Vllaznisë B, sepse renditja është përmirësuar ndjeshëm dhe shihet edhe vendi i dytë, ndërsa Erzeni ishte duke fituar në Pukë, por moti i keq ndali gjithçka.

Grupi A

Tërbuni-Erzeni         1-2 (E NDËRPRERË)

Shënues: Beci 7′ / Dakavelli 11′, Xhemalaj 16′

Besa-Burreli                  0-1

Shënues: Beçka 11′

Besëlidhja-Egnatia        1-0

Shënues: Bajiç 39′

Dinamo-Vllaznia B        2-0

Shënues: Muça 3′, Lika 75′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *