Kastrioti ka bërë që të festohet jo vetëm në Krujë për pikën e marrë ndaj Laçit, por edhe në Tiranë. Pas barazimit 1-1 ndaj ekipit të Josës, bardheblutë arrijnë që të ruajnë diferencën e tyre prej 8 pikësh me vendin e dytë.
Menjëherë pas mbylljes së takimit, Tefik Osmani ka postuar një fotografi në Instagram ku shfaqet teksa shkel syrin. Jo pa qëllim, teksa mesazhi i drejtohet të gjithë kritikëve që “e goditën” keqazi Tiranën për humbjen e marrë ndaj Kastriotit, ndërsa të njëjtin hap fals e bëri edhe Laçi, pavarësisht se doli me një pikë. /Sport Ekspres/