Kastrioti do të përballet sot pasdite me Tërbunin në Krujë dhe është një rast ideal për të përfituar nga frenimi i djeshëm i Egnatias.
Skuadra krutane kryeson grupin A dhe grupin e lojtarëve që kishte në fazën e parë e ka përforcuar sërish, ndaj është favorite e madhe për ngjitje në Superiore.
Këtë janar krutanët kanë bërë tre përforcime dhe i fundit është sulmuesi Jurgen Vatnikaj, i rritur te Partizani, ndërsa në fazën e parë ishte pjese Bylisit, ku shënoi 1 gol në 8 ndeshje kampionati.
22-vjeçari kalon në Krujë, ku shpreson të shpërthejë përfundimisht.
Ndërkaq, kanë ardhur dhe kanë firmosur zyrtarisht edhe dy futbollistë: sulmuesi anësor Erblind Mulaj, i cili në vjeshtë ishte pjesë e skuadrës së Onix Banja të Istogut, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Besën e Istogun. Ndërkaq, ka firmosur edhe mesfushori Argjend Xhafa, i ardhur nga Besa e Pejës.