Kastrioti-Kukësi dhe një sfidë emocionuese, Superiorja nis javën me dy ndeshjet e para

Në orën 1 do të luhen dy ndeshjet e para të javës së 27-të të Superligës. Kastrioti do të presë në shtëpi Kukësin, ndërsa Skënderbeu do të ketë përballe Tiranën. Në sfidën Kastrioti-Kukësi duket se të dyja skuadrat luajnë pa një objektiv specifik dhe të treja rezultatet janë të pritshme.

Pas barazimit me Bylisin, krutanët mbrojtën vendin e 7-të, që të mban larg zonës së ftohtë. Nga ana tjetër, Kukësi ndodhet 9 pikë larg Tiranës dhe nuk ka pothuajse asnjë shans për të kapur Kupat e Europës. Më shumë kjo ndeshje duket si një luftë për vendin e 6-të, pasi të dyja skuadrat kanë një diferencë prej 2 pikësh, por që nuk vlen për asgjë nga pikëpamja e objektivave kryesorë.

Në përballjen Skënderbeu-Tirana pritet të ketë spektakël dhe lojë të bukur. Korçarët janë në një fazë që u duhen patjetër pikët, ndërsa Tirana nuk i ka humbur akoma shpresat për titullin kampion.

Pas fitores me Kukësin, Skënderbeu do të kërkojë një tjetër tripikësh, në mënyrë që të ndjekë Bylisin e vendit të 7-të. Nga ana tjetër, Tirana do të kërkojë të vazhdojë momentin e mirë, duke ngushtuar diferencën me Vllazninë e vendit të parë, e cila është vetëm 5 pikë larg.

Nëse shikojmë ndeshjet e fundit, asnjë nga skuadrat e kreut nuk ka treguar vazhdimësi në rezultate, çka rrit shancet e Tiranës për të mbrojtur titullin kampion. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *