Kastrioti nuk i ka ndalur stërvitjet pas ndërprerjes së kampionatit dhe sot ka luajtur një miqësore kundër Ballkanit, skuadër nga kategoria e dytë e Kosovës, ku ashtu si Kastrioti në Shqipëri, po lufton për ngjitje në Superligë dhe është në pozita shumë të mira.
Trajneri Samuel Nikaj hodhi në fushë një formacion me disa të rinj në përbërje, ndërkohë që luajti nga minuta e parë sulmuesi Vilfor Hysa, i cili me shumë gjasa do të federohet për Kastriotin prej janarit. Hysa është stërvitur me Kastriotin kohët e fundit dhe tashmë synon të përsëritë sezonin e shkuar, kur u ngjit me Kamzën në Superiore.
Sulmuesi shtatshkurtër shënoi në minutën e 59-të golin e dytë të ndeshjes, ndërsa në fund të pjesës së parë Xhaferri shënoi golin e parë. Në minutën e 85-të Gashi shkurtoi për miqtë.
KASTRIOTI 2-1 BALLKANI
Shënues: Xhaferri 45′, Hysa 59′ / L.Gashi 85′