Kastrioti e Bylisi e nisin frikshëm, zhgënjen Besëlidhja

Kastrioti është pretendent i madh për ngjitje në Superiore. Nëse në letër krutanët premtonin shumë, sot kanë nisur ta tregojnë edhe në fushë forcën e vet. Në Burrel, ndaj një rivali që ka ndryshuar totalisht këtë verë, Kastrioti nuk e pati të lehtë, duke vuajtur për të gjetur golin e parë, por në fundin e takimit shënuan Kabiru e Marku dhe 3 pikët e para të sezonit shkojnë në Krujë.

Spektakël në Shijak, me Erzenin që shpartalloi 4-1 Korabin e sapondërtuar, ndërsa shkëlqejnë edhe Turbina e Apolonia.

Zhgënjen Besëlidhja, që ndalet te barazimi në shtëpi nga Tërbuni, që po konfirmon se këtë verë ka punuar shkëlqyshëm.

Ndërkaq, për t’u veçuar fitorja e Bylisit në Peqin: ballshiotët konfirmojnë se janë ata anti-Tirana në garë për ngjitje në Superiore.

Festë në Rrogozhinë: Egnatia kthehet në të Parën me fitore, duke mposhtur me një gol nga i zakonshmi Vangjel Mile Vllazninë B, tjetër skuadër debutuese.

16 Shtator 2017 – Java: 1

KAT.PARE A

Besëlidhja – Tërbuni    1 – 1

Goli: Kamara 12′ / Shaba 73′

Erzeni – Korabi            4 – 1

Golat: Kllari 26′, Pasha 35′, Goxha 55′, E.Troplini 81′ / Jaupaj 62′

Burreli – Kastrioti        0 – 2

Golat: Kabiru 79′ pen., Marku 90’+3

Egnatia – Vllaznia B    1 – 0

Goli: V. Mile 16′

KAT. PARE B

Apolonia – Shënkolli   2 – 0

Golat: Krasniqi 37′, 74′

Shkumbini – Bylis       0 – 2

Golat: Buzi 61′, Limaj 67′

Turbina – Naftëtari      3 – 1

Goli: Roshi 40′ pen.

Tomori – Pogradeci      1 – 1

Golat: Paja 17′ / Çekiçi 24′

 

Tirana – Iliria                 1-0 (18.00) 

Goli: Mauexhe 80′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *