Ndeshja mes Kastriotit dhe Bylisit është shtyrë për shkak të kërcënimit me jetë të arbitrave. Ky ishte njoftimi i FSHF sa i përket anulimit të këtij takimit. Ndërkohë ekipet kishin zbritur në fushë për të bërë nxehjen, derisa mësuan njoftimin. Trajneri i Bylisit, Shensoji, u shfaq i mërzitur për shtyrjen e këtij takimi pasi sipas tij kjo ndeshje do të fitohej.
“E kishim përgatitur këtë ndeshje dhe ishim të bindur se do të mund të merrnin fitoren. Derbi nuk është vetëm Partizani-Tirana, por edhe duelet e mbijetesës si Kastrioti-Bylis është e tillë. Kjo ndeshje nuk do të luhet. Federata do të vendosë se kur do të zhvillohet ky takim. Do të luhet apo nuk do të luhet. Ne vazhdojmë sipas programit tonë dhe ndeshja e radhës është me Teutën në Ballsh. Për ne çdo ndeshje është “Play-off”. Ne besojmë me plot zemër se do të mbijetojmë dhe sezonin e ardhshëm do të luajmë sërish në Superiore”, tha Shensoji. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/