Kaskeviç: Më mirë mos ta dini çfarë i thashë skuadrës në pushim

Trajneri i Dinamos së Kievit, Oleksandër Kaskeviç, foli në konferencë për shtyp pas ndeshjes kundër Skënderbeut. Për Kaskeviç, manovra sulmuese është problem: “Ashtu si tre ditë më parë në kampionat, kishim luhatje në manovrën sulmuesve dhe na mungonte agresiviteti në periudha të caktuara. Arsyeja është se dy qendërmbrojtësit, të cilët duhet të nisin sulmin e shpejtë, ndryshonin drejtim dhe pasonin shumë në anësore. Edhe Denis Harmash luajti keq, nuk kishim një lojtar mes linjave, i cili duhej të merrte pasimet dhe të hapte ndeshjen. Në pjesën e dytë e nisëm mirë, falë përfshirjes së Moraesh. Pas golit të dytë e kontrolluam ndeshjen dhe më e rëndësishmja është që e nisëm me fitore”.

– Dinamo luajti dy pjesë loje të ndryshme, duket se ju gjetët fjalët e duhura gjatë pushimit. Çfarë u thatë lojtarëve në dhomat e zhveshjes?

– Më mirë mos ta dini çfarë u thashë.

– A jeni shqetësuar për rezultatin e ndeshjes pas pjesës së parë, apo ishit të sigurt se do të arrinit përmbysjen?

– Natyrisht, pak i shqetësuar isha, sepse po humbnim dhe gjithçka mund të ndodhte, aq më shumë që në pjesën e parë Skënderbeu kundërsulmonte rrezikshëm. Ndoshta ata nuk ishin shumë të pranishëm në zonën tonë, por gjuanin mirë nga distanca dhe për këtë e kishim paralajmëruar skuadrën para ndeshjes. Pikërisht në qendër pësuam golin nga distanca. Patëm disa momente në pjesën e parë ku duhej të shënonim, ndërsa disa lojtarë luanin sikur të ishim në avantazh 2-0, 3-0. E kam fjalën për Denis Harmash, i cili nuk goditi portën nga një distancë e afërt, po ashtu edhe Gonzalez. Nuk mund të kërkosh spektaklin kur nuk e ke arritur rezultatin, ai është prioritet.

– Pse luajti Vida në të djathtë dhe jo në qendër të mbrojtjes?

– Për fat të keq, Morozjuk pësoi një dëmtim në stërvitje, ndaj u detyruam të spostonim Vidan në krah. Në përgjithësi, ai luajti mirë në krah, është një futbollist me eksperiencë dhe e di se ç’duhet të bëjë.

– Jang Bojs dhe Partizani i Beogradit e mbyllën në barazim. E prisnit të kryesonit që pas ndeshjes së parë?

– Nuk i kushtova vëmendje rezultatit të ndeshjes tjetër. E kam thënë që kemi rivalë cilësorë në grup, jo emra të mëdhenj, por skuadra të mira. Është herët për të folur për kreun, në dhjetor do të marrë fund gjithçka.

– Para penalltisë pati pak debat, kush i gjuan penalltitë në skuadër?

– Kaçeridi. E kam seriozisht. Megjithatë, Mbokani është më i madh në moshë dhe e mori penalltinë. Rëndësi ka që shënoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online