Kasijas rinovon me Porton dhe i nis një mesazh Bufonit

Portieri spanjoll Iker Kasijas ka zgjatur kontratën e tij me Porton edhe për një sezon, duke vendosur të vijojë me kampionët e rinj të Portugalisë.

Kampioni i botës, i cili të dielën do të mbushë 37 vjeç, nuk e ka refuzuar ofertën e klubit që i dha besim të plotë pas largimit nga Reali i Madridit në vitin 2015.

Në mars një zyrtar i Portos tha se Kasijas do ta mbyllte me Porton këtë sezon, pasi kishte një pagë shumë të lartë, por tashmë është gjetur marrëveshja e re.

Ndërkaq, sot Kasijas i ka kushtuar një mesazh në Twitter kolegut dhe mikut të tij Xhanluixhi Bufon, i cili e ka mbyllur karrierën me Juventusin: “Të uroj gjithë të mirat për etapën tënde të ardhshme. Meriton më të mirën e mundshme, miku im”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online