Portieri legjendar i Spanjës, Iker Kasijas, është ende në aktivitet, sepse ka firmosur dhe për 1 vit me ekipin e Portos. Ish-kapiteni i Real Madridit është mjaft aktiv në rrjetet sociale. Ai përdor shumë “Twitter”-in, duke bërë postime interesante dhe ndonjëherë të çuditshme. Së fundmi, një nga postimet e tij mori shumë vëmendje, pasi ish-portieri ngrinte pyetjen nëse ka shkelur vërtet njeriu në hënë, apo jo?
Portieri nuk beson se ka ndodhur diçka e tillë. Fansat e tij kishin mendime të ndryshme dhe deri tani kanë votuar thuajse 200.000 persona.
Ndërkaq, postimi i fundit i Kasijasit është edhe më interesant. Ai ka dalë hapur në mbrojtje të portierit të Liverpulit, Karius, duke u kërkuar të gjithëve ta lënë djalin të qetë. Sot, spanjolli shpërndau një video me gabimet e tij dhe shkrunte disa fjali me shumë kuptim.
“Brenda nesh ka një njeri. Të ngrejë dorën kush nuk ka gabuar ndonjëherë. Të mësojmë nga gabimet tona do të na bëjë më të fortë dhe të pranojmë më shumë njerëzit”, – u shpreh ai.
Detrás de cada uno de nosotros, hay una persona. Que levante la mano quien no haya fallado alguna vez. Aprender de nuestros errores nos hará más fuertes y aceptarlos más humanos. #yotambienfallo pic.twitter.com/jwLOdicfTh
— Iker Casillas (@IkerCasillas) July 24, 2018