Kasano, nga pengjet e karrierës te lamtumira e Totit dhe Dibala: Krahasimi me Mesin, qesharak

Antonio Kasano, një “djalë i keq” plot talent, që për faj të vet nuk u bë një ndër më të mirët në botë. Këtë e pranojnë të gjithë, tani edhe vetë Kasano. Sulmuesi italian, në një intervistë për Corriere dello Sport, ka folur për të shkuarën e tij, por edhe për të tashmen, sepse ndihet ende futbollist dhe duke parë Serinë A, aspak i keq.

“Jam futbollist, sepse stërvitem çdo ditë, por po pres ndonjë ofertë të kënaqshme”.

Ëndrra e tij është kthimi në A: “Ndihem gati, nuk është e vërtetë që kam marrë fund apo që peshoj 20 kg me shumë. Në Serinë A shoh plot lojtarë normalë ose mediokër, që bëjnë gjëra të mira. Kundër tyre unë mund të bëj diferencën edhe në moshën që kam, 35 vjeç e gjysmë”.

Me Totin do ishte dyshe e bukur: “Toti gaboi që e la futbollin, mund të zbavitet edhe një vit, duke parë çfarë lojtarësh ka në qarkullim. Në tribunë me duket i trishtuar, sikur nuk ka lidhje me atë rol”.

Kasano, fenomeni që nuk u ngjit kurrë aty ku duhej: “E dogja vetë veten, për faj të karakterit tim. Po të kthehesha pas, ndonjë gjë do e fshija. Po ta kisha njohur që në moshën 20 vjeç bashkëshorten time, ndoshta do kisha fituar Topin e Artë”.

Titulli dhe Dibala:” Fiton Juventusi, tepër i fortë. Dibala është lojtar i shkëlqyer, por nuk ka lidhje me Mesin, krahasimet me të më bëjnë të qesh”.

Baloteli e Pogba: “Ata duhet t’i bëjnë monument Mijë Rajon është, u ka dhënë më shumë sesa meritojnë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *