PSG ka shkatërruar mbrëmjen e djeshme ekipin e Montpellier me shifrat 5-0. Por në minutën e 38, moment në të cilin rezultati ishte 1-0 për parisienët, Neymar vendos të dhurojë spektakël në fushë duke bërë një lëvizje hipnotizuese për kundërshtarin. Topi ka përfunduar jashtë vijave kufizuese, ndërsa braziliani shihet duke debatuar me arbitrin, i cili i nxjerr përpara syve kartonin e verdhë.
Një gjë e tillë është konsideruar e paparanueshme nga Neymar, që irritimin e tij për këtë ndëshkim e ka treguar edhe gjatë kohës kur skuadrat po hynin në dhomat e zhveshjes. Sulmuesi i PSG-së ka debatuar me arbitrin në korridoret e stadiumit, duke iu drejtuar këtij të fundit me fjalët se thjesht ishte duke luajtur futboll dhe nuk mund të ndëshkohej me karton për një lëvizje të tillë.
Neymar: “Unë luaj futboll dhe ky njeri më jep karton të verdhë.”
Arbitri: “Fol në frengjisht. Fol në frengjisht.”
Neymar: “Të flasi frengjisht b*** ime”. /Sport Ekspres/
https://twitter.com/KerchnerKaua/status/1223737889579814912