Kartoni është 5 milionë euro dhe i ka hedhur sytë Atalanta, ky është xhevahiri që Shqipëria mori te Zvicra

Nga Klaudio Ndreca

“Shqipëria rrëmbeu xhevahirin tonë”. Kështu është komentuar afrimi i Nedim Bajramit me kuqezinjtë. Mesfushori i Empolit ka përfaqësuar të gjitha grupmoshat e Zvicrës, për ta nisur që nga U-15 e për t’u përfunduar me U-21.

I lindur në 28 shkurt të 1999, Bajrami shihet si një prej talenteve më të mirë në Itali. Dy golat e realizuara nga distanca kundër Napolit të Gatuzos gjatë këtij sezoni ia rritën edhe më tepër vlerën.

I veçuar për driblimet, gjuajtjet e saktë në drejtim të portës kundërshtare dhe vizionin e lojës për të ndërtuar aksionet sulmuese, Bajrami është tipari i futbollistit që Shqipëria kishte nevojë. Në një mesfushë të përbërë vetëm nga muskujt, këtë herë do të kemi më shumë “tru”.

Kartoni i Bajramit kushton 5 milionë euro dhe ky është një tjetër tregues për një futbollist që aktualisht luan në Serinë B me Empolin. Shumë skuadra të Serisë A janë duke e parë me vëmendje Bajramin, ku mes të cilave është edhe Atalanta. Për këtë arsye, ndeshjet që mesfushori i qendrës do të zhvillojë me Shqipërinë do të jenë si një vitrinë e mirë për të që të bëjë kalimin e madh në karrierë. /Sport Ekspres/

One thought on “Kartoni është 5 milionë euro dhe i ka hedhur sytë Atalanta, ky është xhevahiri që Shqipëria mori te Zvicra

  1. bravo qenka i mire ;; me odise roshin ne mesfushe do te bejen mire kombetares ;; franca po i merre te gjthe afrikanet dhe arabet me te mire ne bote ;; dhe ne mos te arrim pak shqitare qe kemi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *