Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema pranoi se nuk i dorëzohet aspak djalit të tij pesëvjeçar, Ibrahimit, kur bëhet fjalë për stërvitjen e futbollit dhe se ndaj tij ka metoda mjaft të ashpra. Ibrahimi lindi në lidhjen e Benzema me Cora Gauthier. Djaloshi po tregon një interesim të caktuar për futbollin dhe lojtari i Realit ka treguar se ka talent të madh.
“Djali im Ibrahim është i mrekullueshëm në futboll, por unë nuk i dorëzohem gjithmonë kur stërvitem me të. Nëse ai nuk më dëgjon kur ia kaloj topin ose kur ai e ka topin në këmbët e tij, unë veproj sikur jemi vërtet në fushë. Nuk më pëlqen “babi do të qaj” ose ‘Jam i trishtuar’. Nuk jam gjithmonë i mirë me të kur bëhet fjalë për futbollin”, tha Karim Benzema. /Sport Ekspres/