Karantinë, datëlindje dhe Oriola Marashi! Dita e veçantë për lojtarin kuqezi, “vuajtje” si të Grezdës

Prej kohësh mediat kanë folur se Eros Grezda dhe Oriola Marashi janë në një lidhje. Në fakt kjo nuk është pranuar ende nga të dy personazhet e njohura, por në këtë rast fjalët janë të tepërta. Gjithmonë fotografitë në udhëtime të njëjta bëhen nga ana e Grezdës dhe Marashit, ndërsa edhe karantinën po e kalojnë së bashku.

Në ditën e sotme Grezda feston 25-vjetorin, ndërsa si dhuratë nuk mund të mungonte një ëmbëlsirë për lojtarin shqiptar, e përgatitur nga vetë dora e Oriola Marashit. Karantinë, datëlindja dhe me bukuroshen e njohur shqiptare, padyshim një izolim të tillë do e kishin të gjithë zili… /Sport Ekspres/