“Karakteri i Tiranës dhe fanella vlejnë më shumë se mungesat“, zemra e Hidit është bardheblu në derbi: Edhe lojtarët e U21-shit do të përballeshin denjësisht

Derbi po afron dhe vëmendja mediatike është padyshim e gjitha e kthyer nga përballja më e rëndësishme e futbollit shqiptar. Përpos rivalitetit historik mes tyre, Tirana dhe Partizani këtë herë përballen për titullin kampion, teksa në këtë takim pritet të jepen verdikte të rëndësishme sa i përket ecurisë drejt trofeut të “Abissnet Superiores“. Në një intervistë të dhënë për “Sport Magazine”, të prezantuar nga Drilon Xhepollari dhe të transmetuar në “Ora News“, Isli Hidi është shprehur se zemra e tij anon nga bardheblutë, ndërsa shton se derbi është reklama e futbollit shqiptar.

“Jam tifoz i kësaj skuadre. Jam rritur në këtë skuadër, jam promovuar, dhe zemrës nuk i bëj dot zgjedhje të tjera. Tirana është pretendente edhe për këtë ndeshje. Karakteri që ka, fryma e grupit dhe e atij klubi e fanella vlejnë më shumë se sa mungesat e momentit, sepse diskutohet shumë për mungesat e Tiranës. Për mua është një ndeshje derbi që edhe po t’i marrësh nga U21-shi dhe U19-a, do të përballen denjësisht. Për mua, kjo është reklama e Superiores, e kampionatit shqiptar. Imagjino derbin në një stadium të mbushur plot e përplotë, do të jetë një ndeshje fantastike. Të fitojë më i miri, por unë anoj pak nga Tirana“, ka thënë Isli Hidi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online