Erando Karabeci, menjëherë pas trofeut të fituar, Kupës së Shqipërisë, në vitin e zi të rënies në kategori, drejtoi gishtin te xhaketat e zeza për këtë disfatë historike: “Kam shumë gjëra për të thënë, por nuk di nga ta nis. Nuk mund të jem i lumtur, pasi dihet se çfarë ndodhi. Por, nuk jemi ne të vetmit fajtorë, por shumë gjëra ndodhën. Janë tallur me këtë fanellë. Nuk meritonim të binim në kategori.
Kujt i referohem? Jam i detyruar të them që gjyqtarët janë fajtorët kryesorë që arritëm deri këtu. U tallën me ne, familjet tona dhe një popull të madh, përfshirë presidentin. Faji i ynë? Edhe ne kemi fajet tona. Pas fillimit të mirë të kampionatit, ndodhën incidente, u dëmtuan lojtarë, nuk mund të afronin në merkato për arsye që dihen. Edhe ne në disa ndeshje gabuam. Përfshirë edhe ato që thashë, që janë arbitrat. Jam 100% i sigurt”. Por, a do të qëndrojë edhe në Kategorinë e Parë? “Të kalojnë disa ditë dhe do të flas me presidentin. S’mund të jap përgjigje, pasi s’e kemi vendosur”.