Kylian Mbappe po sjell probleme me sjelljen e tij edhe në Kombëtaren e Francës. Sulmuesi bojkotoi setin fotografik zyrtar të trikolorëve, pasi duhej të mbante logon e “Coca-cola”-s dhe “KFC”-së, të cilët janë sponsorët kryesorë të Kombëtares së Francës.
Mbappe kërkon të drejta të plota të imazhit të tij, çka po sjell përplasje mes Federatës Franceze dhe sponsorëve. Zv. Presidenti i degës franceze të “KFC”-së ka kërcënuar se do të ndërpresë pagesën pas kapriçove të Mbappe-së.
“Ky është një problem mes Federatës dhe Kylian Mbappe-së. Jo e jona. Ne kemi paguar për diçka të qartë. Ne do të kërkojmë të drejtat tona nëse është e nevojshme. Ne thjesht do të ndalojmë së paguari”, ka thënë Alain Beral në një deklaratë të cituar nga “Daily Mail”./Sport Ekspres/