Kapllanaj i thotë të gjitha: Rama të mbajë premtimin, pak tifozë se shohin dhe ndeshjet spanjolle

Bylisi është vërtet një surprizë e bukur në futbollin shqiptar. Vazhdimësia është kryefjala e ekipit të Dovedan që nuk ka zhgënjyer kurrë me rezultatet dhe lojën e zhvilluar. Në një prononcim për “Zona Gol”, presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, ka folur për gjithçka.

Për ta nisur që nga ligji i sportit dhe lojtarët që shkojnë në Kosovë, tifozët e paktë në stadiumin e Bylisit dhe përplasja e orareve me ndeshjet e tjera në Europë.

“Shpresoj se Rama do ta mbajë premtimin për ligjin e sportit. Do të sillte shumë të ardhura jo vetëm për ne, por për të gjitha ekipet në Shqipëri. Kjo është arsyeja se përse lojtarëve shqiptarë po ikin në Kosovë, sepse ata e kanë këtë ligj dhe ka më shumë para. Sa i përket tifozëve të paktë në stadium, janë shumë arsye. Shqiptarët po ikin gjithmonë e më shumë nga vendi i tyre, në krahasim me të kaluarën. Gjithashtu Bylisi nuk e ka ndriçimin dhe ne luajmë ndeshje në një orar që janë edhe ndeshjet spanjolle apo kampionatet e tjera”, ka thënë Kapllanaj. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online