Kapiteni Sidorçuk: Ndeshje e vështirë, Skënderbeu shumë i organizuar

Sergej Sidorçuk shënoi një gol spektakolar në fillimin e pjesës së dytë kundër Skënderbeut dhe aty nisi kthesa e madhe e Dinamos së Kievit, që fitoi 3-1. Megjithatë, kapiteni ukrainas e pranon se ishte një ndeshje shumë e ndërlikuar: “Rezultoi një ndeshje goxha e vështirë. Gjatë pushimit bëmë disa rregullime në lojë dhe vendosje, duke u munduar të spostoheshim sa më shumë përpara drejt sulmit. Është e qartë që Skënderbeu ka një skuadër të fortë, të mirëorganizuar. Kjo u vu re sidomos në pjesën e parë. Ishte e rëndësishme të gjenim pak hapësirë të lirë për të pasur te sulmuesit tanë.

“Goli që shënova? Thjesht shkoi në trekëndësh (buzëqesh). Tsigankov më pasoi topin dhe isha në një pozicion të mirë, ndaj provova të gjuaj. Këtë na kërkoi trajneri edhe në pushimin e ndeshjes, të godisnim sa më shumë drejt portës, edhe nga distanca, duke parë që nuk po gjenim hapësira, ndaj sapo m’u dha mundësia, tentova. Për fat, ia dolëm të fitojmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online