Kapiteni i Zvicrës U-21 dhe prindërit shqiptarë të Kosovës: Nuk më kanë treguar kurrë detaje

Bastien Toma ka mbajtur shiritin e kapitenit së fundmi te Zvicra U-21. Mesfushori i Sionit ka bërë bujë të madhe në sezonin e shkuar me dy pasime ëndrrash që ka arritur t’i shfrytëzojë Emir Lenjani, në të dyja rastet, që nxirrnin huq gjithë ekipin kundërshtar.

Këto pasime kanë shkuar miliona klikime në internet dhe kjo ka sjellë edhe vëmendjen e shumë klubeve në drejtim të Tomës. Shumë herë e kanë zyrtarizuar në Kosovë si pjesë të dardanëve, por pa asnjë vërtetësi.

Kontakte ka pasur edhe nga Shqipëria, por dëshira e lojtarit është të luajë për Zvicrën. Në një intervistë për “Blick”, teksa këta të fundit kanë përmendur faktin se prindërit i ka shqiptarë të Kosovës dhe vetë është i rritur në Zvicër, Tom aka thënë: “Ata janë larguar para luftës. Por kurrë nuk më kanë tregur një detaj më tepër”. Pra, ndoshta ndjeshmëria e ulët për prejardhjen e tij e ka një justifikim. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online