Kapiten në fitimin e Europa League dhe kapiten me Shqipërinë në Europian, Gjimshiti përvesh mëngët dhe bëhet gati për Real Madridin

Berat Gjimshiti ka kaluar një sezon të mrekullueshëm, madje mund të themi pa frikë se arriti kulmin e tij në karrierë. Si kapiten, fitoi Europa League me Atalantën. Nga krahu tjetër, po si kapiten, dërgoi Shqipërinë në Europian dhe luajti për herë të parë në turneun që De Biazi i mohoi pak vite më parë.

Tashmë e gjitha kjo është lënë mbrapa dhe një sezon i ri fillon shumë shpejt. Gjimshiti ka mbyllur pushimet dhe dje është rikthyer që të stërvitet me Atalantën. Përveç disa miqësoreve të parëndësishme në vijmësi, Gjimshitin e pret finalja e madhe e Superkupës kundër fitueses së Champions League, Real Madrid, e cila do të luhet në 14 gusht. /Sport Ekspres/