Një fitore në derbi, sidomos kur vlen gjysmë titulli, duhet festuar gjatë. Megjithatë, nëse e bën në shtëpinë e Zhoze Murinjos, duhet të mbash ulur zërin e muzikës, sepse portugezi uk duron dot.
Pas humbjes së djeshme ndaj Mançester Sitit, trajneri i Mançester Junajtid ishte i tërbuar me arbitrin dhe nervat e humbjes nuk i mbajti dot kur kaloi afër dhomave të zhveshjes së Sitit.
Kryesuesit po festonin dhe muzika buçiste, ndaj Murinjo nuk duroi dot dhe u fut në dhomat e zhveshjes së Sitit, duke i bërtitur portierit Ederson: “Tregoni pak respekt, tregoni pak respekt!”.
Për pak momente situata u bë shumë e tensionuar dhe u afruan edhe lojtarët e Junajtid, ndërsa të pranishmit kanë treguar për mediet angleze se rreth 20 lojtarë nisën përleshjen, fluturuan shishe e kuti qumështi, ndërsa ndihmësi i Murinjos u godit në vetull dhe mori një të çarë të dukshme.
Derbi i Mançesterit, poezi e vërtetë…