Kaosi i madh ka ardhur në përballjen mes Nice dhe Marsejë. Ndeshja ishte në shifrat 1-0 falë golit që realizoi Dolberg në minutën e 49 të takimit. Kur kishte mbërritur minuta e 75, Payet shkoi për të ekzekutuar një goditje këndi.
Tifozët e sulmuan duke hedhur shishe me ujë, ndërsa durimi i lojtarit u sos. Payet zgjodhi që të godiste tifozët me të njëjtat shishe që erdhën në drejtim të tij, ndërsa e njëjta sjellje u pasua dhe te disa lojtarë të tjerë të Marsejë.
I gjithë ky veprim i futbollistëve ka tensionuar më tepër situatën. Ultrasit e Nice kanë zbritur në fushën e lojës dhe kanë kërkuar që të përleshen me lojtarët e Marsejës. Megjithatë siguria e stadiumit ka ndërhyrë për të evituar përplasjen. /Sport Ekspres/