Legjenda e Mançester Junajtid, Erik Kantona, tashmë ka një rol të ri, atë të Komisionerit të Futbollit. Për Eurosport, ish-futbollisti i famshëm francez analizon në mënyrën e tij të çmendur dhe komike ngjarjet e ditës në futboll.
Sot Kantona zbulon pse Spanja u eliminua nga Rusia: “Kapëm një telefonatë nga Kremlini, menjëherë sapo Zherard Pike preku topin me dorë dhe i dhuroi një penallti Rusisë. Telefonuesi ishte një tip, Vladimir P dhe ja çfarë thoshte në telefonatë: ‘Është në rregull, mnd ta lironi Shakirën tani’. Nuk e di mirë ç’kuptim ka, por kjo fitore ndaj Spanjës është fitorja më e madhe ndërkombëtare e Rusisë që prej zgjedhjeve të fundit në Amerikë”.
Eric Cantona seems to have stumbled across a secret message from the Kremlin! ?
Watch the full #WorldCup Commissioner of Football episode here: https://t.co/GxyOWiTTd3 pic.twitter.com/TzhKH7GnZi
— Eurosport UK (@Eurosport_UK) July 5, 2018