Karlo Ançeloti ka qenë i pranishëm në një konferencë për shtyp, ku ka folur edhe për projektin e Realit të Madridit. Megjithësekanë fituesin e Topit të Artë në majën e sulmit, trajneri italian nuk del kundër ligjeve të natyrës. Ançeloti është shprehur se Realit i duhet një “9”-sh në skuadër për shkak të moshës së madhe të Benzemasë.
“Në projektin e ardhshëm për Real Madridin ne duhet të nënshkruajmë një numër nëntë. E them këtë sepse Karim Benzema ka një moshë, edhe pse, sigurisht që po ecën shumë mirë. Asnjëherë nuk kemi pasur asnjë lloj problemi me këtë”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/