Interi i dhjetorit ishte më i dobëti i sezonit aktual dhe nervozizmi duket se ka pushtuar mendjen e ndonjë lojtari zikaltër.
Kështu mund të thuhet për Antonio Kandrevën, i cili në ndeshjen e fundit ndaj Lacios u fishkëllye nga tifozët dhe në pjesën e parë të ndeshjes, ndoshta i provokuar nga ndonjë tifoz lacial, nuk e ruajti dot qetësinë, duke sharë me zë të lartë, “Li mortacci tua”,shoqëruar nga një e pështyrë drejt tribunës.
Pas ndeshjes Kandreva mohoi gjithçka: “Sapo mbaroi ndeshja dolën gjëra për një episod në pjesën e parë. Dua të sqaroj se po mundohesha të kapja një top të gjatë, nuk e arrita dhe shava, duke pështyrë pa pasur ndokënd si objektiv. Kritika e fishkëllima ka në futboll, por gjesti im nuk kishte lidhje me tifozët”.