Kamza triumfon thellë, shkëlqen nigeriani Nuanganga

Kamza – Prespa 5-0

Shënues: Kenedi Nuanganga (2), Rezi, Mustafa, Lelis

Skuadra e Kamzës e ka të vështirë të gjejë kundërshtarë të fortë në Maqedoni, ku kampionati ka nisur, ndaj dje është përballur me skuadrën e Prespës, që luan në kategorinë e tretë maqedonase dhe që e ka mposhtur lehtësisht. Pesë gola ka shënuar skuadra e drejtuar nga Ramadan Ndreu, ndërkohë ë dy prej golave i ka shënuar një nga futbollistët e afruar ditët e fundit, mesfushori nigerian Kenedi Nuanganga.

I bashkuar së fundmi me Kamzën, ish-futbollisti i Genkut dhe së fundi i Dinamo Batumit në Gjeorgji, ka arritur të gjejë dy herë rrugën e rrjetës, ndërkohë edhe një tjetër afrim ka shënuar dje. Bëhet fjalë për mesfushorin Argjend Mustafa që ka realizuar, ashtu siç ka bërë durrsaku Ermir Rezi, por dhe braziliani Leo Lelis. 5-0 përfundoi miqësorja, ndërkohë që ekipi i Kamzës të shtunën lë Ohrin për t’u rikthyer në kryeqytet, ku do të vijojë përgatitjet dhe do të zhvillojë edhe 2-3 miqësore të tjera, për të qenë gati më pas për nisjen e kampionatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *