Kamza kërcënon Teutën me një përforcim në sulm

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Tre pikë në dy ndeshjet e para. Një fillim aspak i keq, duke llogaritur që Kamza është ndeshur me Tiranën dhe Partizanin. Testi i radhës është ai në transfertë me Teutën.

Synimi është për rezultat pozitiv, të dielën në “Niko Dovana”. Ambicie të përligjura edhe nga fakti se trajneri Devolli do të ketë një armë më tepër në dispozicion.

Pas afro katër javëve me grupin, sulmuesi Nestor Martinena është gati të zbresë në fushë nga minuta e parë. Pas 45 minutave si zëvendësues ndaj Partizanit, argjentinasi 31-vjeçar kërkon të bëhet protagonist.

I rikthyer në Kategorinë Superiore 7 vjet pas aktivizimit me Dinamon, Martinena është gati të jetë protagonist. Ndoshta për të gjetur golin e parë me Kamzën, edhe sepse me Sebino Plakun formojnë një dyshe të frikshme në sulm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *