Kamza i gëzohet zhbllokimit të sulmuesve

Të besuarit e Ramadan Ndreut kanë arritur të mposhtin pastër Ilirinë dhe janë me një këmbë në turin tjetër

Iliria – Kamza      0-2

Shënues: Raçiç 25’, Plaku 57’

Iliria: Baku (Ujka 55’), Gjokeja, Gjergji (Cani 60’), Dulo, Bejko (Boci 60’), Simo, Ikonomi, Zuna, Balluku, Lame, Xhabrahimi. (Të gatshëm: Sala, Lleshi). Trajner: F. Sala.

Kamza: Gjonikaj, Frashëri, Fushtar, Neziri, Zefi, Kuqi (Lelis 83’), Arrabal, Idrizaj (Ymeri 16’), Plaku, Fukui, Raçiç (Mehmeti 52’). (Të gatshëm: Halili, Rezi, Imeri, Rami). Trajner: R. Ndreu.

Gjyqtarë: R. Musta, E. Potomi, F. Skëmbi.

Delegat: J. Bespalla.

Vëzhgues: E. Pjetrushi.

Kartonë të verdhë: Gjokeja 85’/ Fustar 85’

 

Iliria nuk ka mundur t’i bëjë ballë Kamzës në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë. Skuadra e Ndreut ka arritur një fitore me shumë vlera, teksa tani e sheh gjithnjë e më afër kualifikimin. Në Fushë-Krujë nuk pati shumë histori, teksa miqtë realizuan nga një gol për çdo pjesë dhe stafi teknik nga ana tjetër i gëzohet faktit që u zhbllokuan edhe sulmuesit Sebino Plaku e Stevan Raçiç.

NDESHJA

Takimi nisi me Kamzën më kërkuese, teksa kapiteni Plaku lëshoi sinjalin e parë se skuadra e tij kishte shkuar për të marrë një rezultat sa më të favorshëm për kualifikimin në turin tjetër. Edhe vendasit nuk qëndruan pasiv, teksa u përgjigjën me Xhabrahimin, por tentativa e tij me kokë gjeti të pozicionuar portierin Gjonikaj. Më pas loja do të fliste vetëm për miqtë, të cilët arritën që të gjenin golin në mesin e pjesës së parë me anë të serbit Raçiç. Gjithçka nisi në këmbët e Neziri, i cili harkoi një top për Raçiç, që në një pozicion të prirët arriti që të zhbllokonte rezultatin. Sulmuesi serb gjeti golin e parë zyrtar me Kamzën, që pas rikthimit të tij në Superiore. Fraksioni i parë do të mbyllej me këtë rezultat dhe për faktin se skuadrat bënë shumë pak për të ndikuar në ndryshimin e rezultati. Në fraksionin e dytë loja nisi me ritëm akoma më të ulët. Gjithsesi, Kamza do të gjente dhe golin e dytë në të 57-ën. Këtë radhë ishte kapiteni Sebino Plaku ai që arriti të shënonte. Falë një aksioni individual, ku Plaku rrëmbeu topin që nga mesfusha dhe avancoi deri në afërsi të zonës së vendasve dhe me një goditje potente, mposhti për të dytën herë portierin Ujka. Një rezultat mjaft i favorshëm për Kamzën, që tashmë e qetë i kthehet përgatitjeve për ndeshjen me Skënderbeun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *