Kampionati në Austri është “lojë fëmijësh”? Lojtari që mori vendin e Vrionit te Tiroli shndërrohet si “Kristiano Ronaldo”

Xhakomo Vrioni arriti që të shënonte një shifër rekord golash te Tirol. Lojtari shqiptar që më shumë shquhej për fizikun e tij sesa për nuhatjen e golit, i befasoi të gjithë në Austri.

Por te Kombëtarja nuk arriti kurrë që të tregohej po kaq i saktë para portës. Vendin e Vrionit te Tiroli e mori suedezi Prica.

Futbollisti 20 vjeçar kishte shënuar 0 gola në sezonin e shkuar pasi mbeti në hijen e sulmuesit shqiptar. Por edhe më herët, Prica nuk e ka kaluar kurrë rekordin e 5 golave të shënuar në një sezon.

Ndërkohë në këtë kampionat, në 4 ndeshjet e para Prica ka realizuar 5 herë me Tirolin. A është kampionati austriak…lojë fëmijësh? /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *