Armando Duka ka inspektuar punimet në stadiumin e ri të Kukësit, në shoqërinë e Safet Gjicit. Kreu i FSHF-së ka shkuar për herë të dytë në këtë arenë, që ka edhe mbështetjen në investim nga ana e Federatës.
Përpara vëzhgimit të punimeve ka pasur edhe batuta mes Dukës dhe Gjicit. Kreu i verilindorëve ka treguar sesi Kukësit i ka ikur nga duart kampionati dhe Kupa, por ngushëllohet me stadiumin që po ndërtohet. “Pse u eliminove ti?”, ishte pyetja e shtruar nga ana e Armand Dukës që ka shkaktuar edhe të qeshura tek të pranishmit. /Sport Ekspres/