Kampionati “Abissnet Superiore”, ky është formacioni & trajneri i javës së 21-të

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Dinamo City – AF Elbasani ishte ndeshja përmbyllëse e javës së 21-të, që u mbyll me fitoren 3-1 të nëndetasve. Sakaq, këtë javë fituan edhe Vllaznia, Egnatia, Partizani dhe Bylis.

Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjodhën si zakonisht formacionin dhe trajnerin e javës.

Si portieri i javës është përzgjedhur: Klevis Hasanbelli (FK Bylis) ndërsa në vijën e mbrojtjes rreshtohen katër futbollistët: Edison Ndreca (KF Egnatia), Arbenit Xhemajli (KF Egnatia), Marcelino Preka (FK Partizani) dhe Jorgo Meksi (Dinamo City)

Mesfusha përbëhet nga Esat Mala (KF Vllaznia), Gjelbrim Taipi (FK Partizani) dhe Serxho Ujka (KF Egnatia).

Në majën e sulmit është Bekim Balaj (KF Vllaznia), ndërsa në krahë qëndrojnë Baton Zabërgja (Dinamo City) dhe Erich Berko (FK Bylis).

Trajneri i javës është shpallur Edlir Tetova.