Nga Klaudio Ndreca
Nëse rregullat do të zbatohen ashtu siç edhe janë shkruar, Nejmar do të humb finalen e “Champions League”. PSG arriti që të kalojë në fazën e fundit të këtij kompeticioni pasi eliminoi Leipzig, duke fituar në shifrat 0-3.
Menjëherë pas mbylljes së takimit, Nejmar ka kërkuar që të ndërrojë fanellën me lojtarin e ekipit gjerman, Halstenberg. Ky i fundit nuk kishte sesi të refuzonte një mundësi të tillë, ndërsa e gjitha kjo skenë e fiksuar nga kamerat do të sjellë shumë telashe.
UEFA ka përcaktuar saktësisht pas rikthimit te futbollit se nuk duhen të ndërrohen fanellat, për shkak të pandemisë dhe kufizimeve të vendosura. Nëse do të ketë shkelje të tilla, atëherë dënohen me 1 ndeshje pezullim dhe 12 ditë vetëtizolim për futbollistët. Pra në bazë të tyre, Nejmar humbet edhe finalen e “Champions League”. Por a do të falet në këtë rast? Mbetet të shihet…. /Sport Ekspres/
Neymar Jr – Marcel Halstenberg #UCL pic.twitter.com/WvjabjgO2z
— ? (@UCLUEL00) August 18, 2020