Kamera zbuluan ultimatumin e Demit, Lerda e kalon lehtë: Nuk e di gjuhën shqipe!

Kamerat zbuluan ultimatumin e presidentit të Partizanit, Demi, i cili teksa ndodhej me presidentin e Laçit dhe administratorin e Flamurtarit shprehej: “Nëse humbasim në derbi, i pari ikën trajneri”.

Madje në këtë bisedë kuptohej se edhe trajneri i Partizanit ishte në dijeni të situatës. Por këtë e ka shmangur tekniku Italian, që në konferencën për shtyp para ndeshjes është shprehur se nuk e kupton gjuhën shqipe dhe nuk ka parë asgjë rreth atyre që janë publikuar.

“Nuk e kuptoj shqipen dhe presidenti Demi nuk më ka thënë asgjë. Nuk ndihemi në presion dhe përse të ndihem në rrezik? Jemi shumë të qetë dhe do kërkojmë të marrim maksimumin. Pastaj se çfarë ndodhë në fundin e ndeshjes, nuk e dimë. Ne si skuadër kërkojmë pikët dhe për vetë ambientin, pasi e dimë historinë që mbart në kampionatin shqiptar”, ka thënë Lerda. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online