“Kam shpenzuar paratë e familjes sime”, Halili “qan hallet” e Superiores në Itali: Është historike, u pajtuam të gjithë për bojkotin

0

Shqipëria ka mbetur pa futboll, teksa qeveria vijon të mbajë peng Superioren. Kërkesat e klubeve nuk janë përmbushur nga kryeministri Edi Rama, duke bërë që skuadrat të vazhdojnë bojkotin e nisur që një javë më parë. Një moment i tillë kaq i vështirë për futbollin tonë ka tërhequr vëmendje edhe përtej Adriatikut.

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, është rrëfyer në Itali për “Tuttomercatoëeb”. Kreu i bardhebluve “qan hallet” e klubeve shqiptare, që vazhdojnë të vuajnë shumë në aspektin financiar. Halili shprehet se dëshira e tij ishte që bojkoti të realizohej që vitin e shkuar, si dhe tregon sakrificat e tij dhe të klubeve të tjera për të mbajtur gjallë futbollin në Shqipëri.

“Personalisht, që nga viti i kaluar, unë dëshiroja që kampionati të ndalej, të bojkotohej nga klubet. Ne kemi kaq shumë vështirësi ekonomike, pasi klubet ishin në pronësi të shtetit. Gjatë Komunizmit, klubet ishin të shtetit ose bashkive: me kalimin e viteve ’90, kishte një proces për privatizimin”.

Por tani, pa mbështetje, pa reforma ekonomike, bëhet e vështirë për ju.

“Të gjithë klubet shqiptare janë në vështirësi. Ne i kërkojmë shtetit ndihmë për reformat: ne kemi borxhe nga vitet e mëparshme dhe nuk mund të vazhdojmë kështu. Unë kam investuar në Tiranë për tridhjetë vjet, për një jetë. Që nga viti 2012 unë kam qenë një anëtar i shumicës: Kam shpenzuar shumë nga paratë e familjes sime, madje edhe para të kompanisë për të mbajtur klubin. Unë kam një lidhje familjare me klubin, sporti është jeta ime, kam shpenzuar shumë dhe e dua këtë sport”.

Sidoqoftë, jeni dakord

“Të gjithë klubet pajtohen me bojkotin. Është hera e parë, historike, që kjo ka ndodhur. Gjatë periudhës së pandemisë nuk kemi pasur ndonjë mbështetje nga shteti, ne jemi ndoshta të vetmit në Evropë që nuk do të jemi mbështetur dhe kështu vështirësitë rriten “.

Sa kohë do të vazhdoni pa futboll?

“Fatkeqësisht, nuk mund ta them por jemi të gatshëm të mos vazhdojmë derisa shteti të pranojë propozimet tona”, ka thënë Refik Halili./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.