Alen Sherri ka treguar për herë të parë arsyet që e bënë të largohej nga Vllaznia. Zyrtarizimi i një lëvizje të tillë menjëherë pas ardhjes së presidencës së re, bëri që në media të gjendej një lidhje e historisë. Pra që largimi i Sherrit të kishte ndodhur për shkakun se nuk ishte i bindur nga projekti i ri i ekipit shkodran apo edhe e kundërta, për t’u parë si i padëshiruar.
Por këto ishin vetëm hipoteza të hedhura dhe që kanë rënë, pasi portieri ka folur hapur dhe ka treguar nëpërmjet një reagimi të fundit se gjithçka lidhet me faktin se nuk i’u besua në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, por nuk mund të mungonin edhe disa dyshime me njerëz brenda klubit të Vllaznisë, por që nuk kanë të bëjnë me presidencën e re. /Sport Ekspres/