Nevil Dede ka dhënë një intervistë për “Tribal Football” ku ka folur veçanërisht për Marash Kumbullën. Trajneri ka kujtuar edhe kohën kur ka qenë vetë protagonist në fushën e blertë, teksa mes buzëqeshjes është shprehur se ka qenë mbrojtës i madh për nivelin e futbollit shqiptar.
“Kam qenë një mbrojtës i madh në nivelin e futbollit shqiptar, por nuk e di se çfarë do të kisha bërë në nivele të tjera. Dëshira ime është që Marash Kumbulla të ketë më shumë minuta në këmbë, të luajë për një klub ku të ndihet i qetë, sepse sa më mirë të ndihet dikush në një klub, aq më mirë luan.
Kumbulla ka shumë kualitete, plus është një lojtar i ri dhe shpresojmë që të marrë gjithnjë e më shumë minuta dhe të zhvillohet më shumë. Në këtë mënyrë ai mund të ndihmojë veten, por edhe kombëtaren shqiptare”, tha Dede. /Sport Ekspres/