“Kam pasur oferta në janar”, Gripshi zbulon prapaskenat e merkatos: Unë, Bregu dhe Krasniqi duhej të sakrifikoheshim

Nazmi Gripshi ka qenë një pjesë e rëndëshishme e Skënderbeut dhe ka bërë mjaft mirë nën urdhërat e Dajës. Edhe pse janë të dënuar nga UEFA me mos marrjen pjesë në kompeticionet europiane, korçarët kanë treguar respekt për garën dhe ia kanë dalë që para ndërprerjes të renditen në vendin e 4-t me 41 pikë të grumbulluara.

Formën pozitive e vë në dukje edhe vetë Gripshi, i cili ishte një ndër të ftuarit e “Fan Zone“ për ditën e sotme. Më tej sulmuesi i tij tregon se nuk është dorëzuar për asnjë moment që kur kaloi te Skënderbeu dhe ia doli t’i bënte vend vetes në skuadër, edhe pse kishte të bënte me një klub të madh. Ndërkaq Gripshi zbulon se për të kanë mbërritur oferta në tryezën e presidentit Takaj, por nuk është i qartë përse nuk është arritur marrëveshja, si për të ashtu edhe për Bregun e Krasniqin.

“Është një situatë shumë e vështirë për të gjithë lojtarët. Nuk kemi folur ende se kur do të rinisim stërvitjen. Edhe unë edhe ekipi ishim në një formë shumë të mirë para pezullimit, me vetëm një humbje për këtë vit, por besoj se do rikthehemi përsëri aty ku ishim. Kur kalova te Skënderbeu gjeta ekipin më të madh në Shqipëri, por nuk u dorëzova dhe mora një vend në skuadër. Mendoj stërvitja dhe duke mos u dorëzuar ia dola. Nuk e di pse Alban Bushi nuk më ka thirrur te Kombëtarja e moshave.

Kalim te Partizani? Nuk e di, ndoshta varet nga kushtet. Shpresoj që kur të bëj hapin e madh, të jem gati për kampionatin ku do luaj. Numrin 10 e doja që në fillim te Skënderbeu, por nuk ma dhanë dhe e mora në sezonin e kaluar. Mendoj që duhet të japësh më të mirë te ekipi ku je, që të jesh më i miri, për të synuar një kampionat më të madh. Kam pasur oferta, por nuk e di pse nuk u arrit akordi. Isha unë, Bregu dhe Krasniqi që do sakrifikoheshim te Skënderbeu në merkaton dimërore, por nuk e di pse nuk ndodhi.

Në janar kemi bërë një fazë të plotë përgatitore, ndërsa në verë nuk kishim shumë kohë të kuptonim idetë e Dajës. Edhe para janarit nuk kishim bërë ndeshje të këqija, por nuk kishim rezultatet“, është shprehur Gripshi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online