“Kam oferta jashtë Kosovës”, Gripshi zbulon të ardhmen e tij: Më kërkojnë në elitën e Turqisë

Nazmi Gripshi është një nga talentet më premtuese që ka nxjerrë Kategoria Superiore. Futbollisti shqiptar pas largimit nga Skënderbeu vijon karrirën në Kosovë, atje ku mban veshur fanellën e Ballkanit. Megjithëse ka edhe një vit kontratë me klubin, ofertat për të nuk kanë munguar. Gripshi zbulon në studion e “Sport Magazine” në “Ora News” se në adresë të tijë kanë mbërritur oferta nga Shqipëria për Kupat e Europës si dhe nga elita e Turqisë.

“Kam edhe një vit kontratë me Ballkanin, por kam pasur disa oferta jashtë Kosovës vetëm për Kupat e Europës. Në Shqipëri kam pasur ofertë vetëm për Kupat e Europës, ndërsa kam pasur edhe nga Turqia. Bëhet fjalë për elitën e Turqisë. Emri i ekipit? Nuk zbulohet, por është i porsangjitur“, është shprehur Nazmi Gripshi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online