“Kam njohur edhe presidentë të tjerë si Gjici“, Longo rrëfen takimin e parë: Ishte një provokim, por unë nuk kam frikë nga asgjë

Diego Longo ka sjellë një frymë të re te Kukësi dhe dora e tij po duket qartë në fushën e lojës. Trajneri italian ka arritur të krijojë në një kohë rekord një grup të harmonizuar, që po zbaton një futboll cilësor dhe produktiv në Superiore. Në një intervistë për “Supersport“, Longo kthehet disa muaj pas në kohë dhe rrëfen takimin e tij të parë me Gjicin, që çuditërisht ndodhi në një fshat të Kukësit. Më tej italiani tregon edhe raportin e tij me Presidentin e Nderit të klubit verilindor.

“Ishte e veçantë. Sapo kisha zbritur nga avioni dhe u nisa direkt për në një fshat të Kukësit. Ishte shumë bukur, ishte një provokim. Unë nuk kisha frikë nga asgjë, por ishte një mënyrë për të njohur edhe temperamentin e presidentit, ndaj hyra menjëherë në këtë realitet të ri.

Presidenti Gjici ka personalitet shumë të fortë dhe kjo është diçka pozitive për klubin. Nuk është i pari, pasi në të shkuarën kam njohur edhe të tjerë presidentë autoritarë si Panopulos te Xanthi në Greqi, apo Savidis te PAOK. Presidenti hedh paratë dhe është e drejtë të kërkojë llogari për rezultatet, por unë nuk tremben aspak nga personaliteti. Thjesht kërkoj të respektojnë edhe kërkesat e mia, që janë puna e disiplina”, deklaroi Diego Longo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *