“Kam mbresa për Uzunin, e marr si shembull”, Kombëtarja në sytë e Lugës: Reja ka ndërtuar mentalitet, projekt në rrugën e duhur

Shqipëria fitoi ditën e djeshme vëllazëroren kundër Kosovës me shifrat 2-1, por fitorja më e rëndësishme shtrihet përtej rezultatit, te talentet e së ardhmes. Shumë debutime me shije pozitive dhe një Myrto Uzuni që shuan të gjitha dyshimet se e meriton një vend në 11-shen e Rejas. Një vlerësim për të vjen edhe nga Ergys Luga, që për “Sport Ekspres” sjell Kombëtaren të parë nga sytë e tij, duke analizuar ndeshjen e djeshme, e duke u ndalur te impaktet pozitive që Shqipëria mori nga ai 90 minutësh.

“Në përgjithësi Reja ka ndërtuar një mentalitet tek ekipi kombëtar. Është e qartë tashmë që më shumë se sa etja për fitore është mospranimi i humbjes karakteristika kryesore që tekniku italian po mundohet të përshtasë në ekipin kombëtar. Mendoj se sfida me Kosovën ishte test i vërtetë për të rinjtë premtues dhe çka tregon që projekti i Federatës është në rrugën e duhur. Pashë një Kombëtare ndryshe, me dalje të shpejta, lojë agresive dhe të disiplinuar në çdo repart. Sigurisht me pak gabime, por që mendoj se janë të pranueshme duke parë moshën e re të ekipit.

Gjithashtu Uzuni tashmë është një nga lojtarët më në formë të Kombëtares, për mendimin tim ishte justifikim pa një burim të qartë se nga erdhi ajo shprehje që dëgjohej sa herë: “nuk i përshtatet skemës”. Kam pasur fatin ta ndjek live në stërvitje Uzunin në kohën kur ishte pjesë e Lokomotivës së Zagrebit, kohë e cila unë drejtoja Kamzën dhe qëllova në Zagreb për të ndjekur 3 lojtarë te mi të cilët ishin për provë tek Akademia e Lokomotivës.

Kam mbresa nga serioziteti dhe egoja e tij për të dhënë maksimumin në çdo seancë stërvitore, madje shembullin e Uzunit ia parashtrova dhe lojtarëve të cilët ishin në provë aty. Lojtarët me tiparet e Uzunit ose dikujt tjetër në ekipin kombëtar i përshtaten çdo lloj skeme dhe besoj se trajneri është i qartë tashmë për mënyrën se si do ti përballojë dy ndeshjet zyrtare, të cilat janë shumë delikate për Kombëtaren tonë”, ka thënë Ergys Luga./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online